×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca për situatën me Covid: Shyqyr që qëlloi ministër Arben Vitia, se nuk e di ku kishim përfundu

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 10:29

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka dalur në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për numrin e madh të viktimave e rasteve me koronavirus javëve të fundit.


    Ai tha se Qeveria nuk duhej të dorëhiqej për gjendjen e krijuar me pandeminë, derisa shtoi se nuk kishte vaksina në stoqe dhe mjekët nuk punonin vikendeve për këtë arsye.

    Konjufca tha se nëse do ishte dikush tjetër ministër në vendin e tij, gjatë kohës që në Kosovë u shfaq variant Delta atëherë do ishte gjendja edhe më e rëndë.

    “Unë mendoj që ministri Vitia duhet me thënë shyqyr që qëlloj ministër gjatë kohës së covidit, sepse me variantin delta unë nuk di ku kish përfundu Kosova me ndonjë qeveri të dobët, ku qytetarët nuk do të dëgjoheshin’’, përfundoi Konjufca në Klan Kosova.

    Kujtojmë se në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rënduar, me qindra raste pozitive që shënohen çdo ditë, dhe dhjetëra viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!