×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia voton për zgjedhjet parlamentare

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 12:40

    Rusia nga kjo e premte ka nisur të votojë për zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të zgjasin deri më 19 shtator për shkak të situatës me pandeminë.


    Të 450 ulëset e Dhomës së Ulët të Parlamentit, që njihet si Duma e Shtetit, janë në garë.

    Sipas zyrtarëve zgjedhorë, ky vendim është marrë për shkak të pandemisë, por aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thonë se masa është përpjekje e Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen dhe për të sajuar një fitore të besueshme të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, raportojnë mediat e huaja.

    Autoritetet, gjithashtu, kanë bllokuar nismën Votimi i Zgjuar, e cila mbështetet nga udhëheqësi i burgosur i opozitës, Aleksei Navalny.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!