×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu duken tabelat provuese që po u vendosen veturave që vijnë nga Serbia në Kosovë

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 8:45

    Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.


    Fotot e siguruara në kufirin me Serbinë në Merdare tregojnë se tabelat e vjetra po zëvendësohen me ato provuese nga zyrtarët atje.

    Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuara në pikën Kufitare Kosovë – Serbi, konkretisht në Jarinje.

    Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në vendin ku më parë ka qenë pika kufitare.

    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” është parë duke shkuar drejt pikave kufitare në Veri.

    Kjo pasi është paralajmëruar se nga sot nisë vendosja e “tabelave provuese” për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!