Aventura e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Argjentinasi nuk arriti të lërë gjurmë në tri ndeshjet e luajtura, teksa së fundmi edhe pësoi një lëndim.
Në ndeshjen kampionale ndaj Lyonit, Messi u zëvendësua rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes.
Ai mungoi ndaj Metz, kurse sot PSG konfirmoi se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Montpellier.
Kurse është në dyshim të madh edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt që zhvillohet të martën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.