×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita ‘lodhet’ në protestë, ish-deputeti i PD-së në deti

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 20:49

    Ka qenë një periudhë mjaft aktive për Partinë Demokratike, me protesta të njëpasnjëshme, 8 prej tyre kombëtare.


    Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta ka njoftuar vendimin për të çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe mesa duket eksponentë të kësaj partie e kanë shfrytëzuar, si një moment “qetësie” për të bërë disa pushime.

    Ish-deputeti, Enkeled Alibeaj është zhvendosur në jug ku shfaqet duke shijuar rrezet e diellit dhe ujin e pastër të bregdetit të Jonit.

    Kujtojmë se opozita në Shqipëri dje mbajti protestën e tetë me radhë.

    Pas mbylljes së protestës kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita nuk do të hedhë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se zëri i protestuesve kumboi në kryeqytetet më të rëndësishme të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!