Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të takojë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid, që do të vendosen pas datës 13 tetor.
Takimin që në mes përfaqësuesve të komunave dhe atyre të MSh-së do të zhvillohet në formë virtual duke nisur nga ora 14:00, për Reporteri.net e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi nuk ka përmendur nëse gjatë këtij takimi do të vendoset për ndryshim të masave anti-Covid.
Në Kosovë, nga 27 shtatori janë në fuqi masat anti-Covid të cilat janë të vlefshme deri më 13 tetor.
Tani për tani në nivel vendi janë gjithsej 1 mijë e 737 raste aktive, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 41 raste pozitive me koronavirus. /Reporteri.net