×
  • Lajme
  • Botë

    Aksidentohet nëndetësja amerikane në zonën e konfliktit mes Kinës dhe Tajvanit

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 15:06

    Një nëndetëse bërthamore amerikane goditi një “objekt të panjohur” në ujërat e rajonit Azi-Paqësor duke plagosur një numër marinarësh, thanë zyrtarët amerikanë.


    Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin të Shtunën, raporton BBC.

    Zyrtarët thanë për mediat amerikane se ngjarja ndodhi në ujërat ndërkombëtare në Detin e Kinës Jugore dhe se 11 marinarë ishin plagosur. Incidenti ndodhi në mes të tensioneve në rritje në rajon, për shkak të ndërhyrjeve kineze në zonën e mbrojtur të Tajvanit.

    Marina amerikane tha se shkalla e dëmit po vlerësohej dhe se impianti bërthamor i nëndetëses dhe hapësirat nuk ishin prekur.

    Gjithashtu zyrtarë thanë se incidenti ndodhi teksa nëndetësja po kryente operacione rutinë dhe se Marina nuk e bëri publik lajmin para të enjtes në mënyrë që të ruante sigurinë operacionale.

    Alexander Neill, një ekspert i mbrojtjes dhe sigurisë në Singapor, tha për BBC se dyshohet se nëndetësja “goditi diçka të madhe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!