×
  • Lajme
  • Botë

    Problemet shëndetësore ia pamundësojnë Papës të marrë pjesë në konferencën e OKB-së

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 19:09

    Papa Françesku nuk do të udhëtojë në Skoci për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, ka njoftuar Vatikani.

    Kreu i Selisë së Shenjtë, ka thënë më parë se shpreson që do të marrë pjesë në organizimin në Glasgou muajin e ardhshëm, mirëpo gjithçka do të varet se si “ndihet atë kohë”.

    Ai i është nënshtruar së fundmi një operimi në zorrën e trashë, në Romë.

    Të premten, Vatikani ka thënë se delegacioni i tij do të jetë në Glasgou në vend të Papës.

    Samiti i radhës për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor.

    Papa Françesku ishte planifikuar që të ishte në mesin e 120 liderëve botërorë që do të marrin pjesë në organizimin për të diskutuar mundësitë e zvogëlimit të emetimeve që shkaktojnë ndryshime klimatike.

    Organizatorët kanë konfirmuar se pjesë e samitit do të jetë presidenti amerikan, Joe Biden dhe Mbretëresha britanike Elizabeta II.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!