Një grua 53 vjeçare ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente sot dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Policia përmes një njoftimi për media thanë se pas dorëzimit është gjetë edhe pronari i kuletës.
“Me datën 09.10.2021 rreth orës 08:40 një qytetare nga Ferizaj Hyrisha Thaqi, e moshës 53 vjeçare, amvise , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste Gent Shabanit i moshës 25 vjeçar, student nga Ferizaj”, thuhet në njoftim.Për gjestin e saj, policia ka falënderuar 53 vjeçaren.”
Ajo menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqi për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në fund të njoftimit.