Shteti helen është përfshirë nga përmbytjet katastrofike që nga mbrëmja e së shtunës ( 9 tetor).
Mediet greke njoftojnë se për 72 orë ka rënë shi aq sa bie në plotë 2 vite në Athinë.
Nga pasditja e së enjtes 7/10 deri në pasditen e së dielës 10/10, reshjet që janë regjistruar në Zagora, Pelion, brenda 72 orëve, tejkalojnë 700 mm reshje shiu, pothuajse dyfishi i reshjeve vjetore të Athinës.
Si rrjedhojë nga reshjet e dendura janë shkaktuar probleme të mëdha në e Evia Veriore, e cila u prek nga zjarret katastrofike gjatë verës.
Si në Pelion ashtu edhe në Evian Veriore, fenomenet e këqija atmosferike paraqesin reshje intensive të dendura.
Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku ka përshkruar situatën si dramatike. “Asgjë nuk ka mbetur në këmbë”, tha kryebashkiaku.
Rrugët kryesore janë kthyer në lumenj, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet më të mëdha, ndërsa plazhi i Achladi është shkatërruar krejtësisht.
Aktualisht situata paraqitet nën kontroll por edhe ditët në vijim parashikohen me mot të paqëndrueshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.