×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreziqet e ekstermizmit, shkatërrohet grupi prej 5 personave që planifikonin vepra terroriste në Kosovë

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 7:34

    Pesë persona janë arrestuar të dielën në Kosovë nën dyshimin se po organizonin sulm terrorist në vend. 

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar emrat e katër prej të arrestuarve sot nga policia.

    Ardian Gjuraj nga qyteti i Pejës i cili ishte arrestuar më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë duke shkuar për në Turqi, dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm.

    Mentor Bellaqa, 36-vjeçar nga qyteti i Prizrenit i cili ka qenë i arrestuar në vitin 2014 për terrorizëm, si një nga të dyshuarit që kanë qenë pjesë e luftës në Siri.

    Personi tjetër i arrestuar është Ergim Syla dhe tjetri Nehrudin Skenderi.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar të dielën se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!