×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 16:08

    Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar numrin e vaksinave që qytetarët e Kosovës e kanë marrë që nga fillimi i procesit të vaksinimit.


    Kështu, Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës, shkruan Reporteri.net

    Postimi i plotë nga MSH:

    “Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

    Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre.

    Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!