×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i Aeroportit të Prishtinës “ia sheh sherrin” 50 eurove që mori për kilogramët e tepërt në bagazhin e pasagjerit

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 17:05

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka keqpërdorur pozitën zyrtare në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

    Më poshtë njoftimi i plotë i PK-së:

    Dje më datë datë 10.10.2021, një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal.

    I dyshuari (punëtorë i Aeroportit) kishte pranuar pesëdhjetë (50) euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër).

    I dyshuari në ketë rast pranon (50) euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.

    Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!