×
  • Lajme
  • Botë

    Kancelari i ri i Austrisë mban konferencën e parë për shtyp: Do të ndjek hapat e Kurzit

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 22:24

    Kancelari i ri Austrisë, Alexander Shalenberg, mbajti sot konferencën e parë për shtyp si lideri i ri i vendit pasi bëri betimin. Ai u zotua se do të vazhdojë në hapat e pararendesit Kurz, dhe refuzonte akuzat ndaj tij.

    Schallenberg tha se posti ishte një nder për të, por që “as nuk e kishte pritur, as nuk i kishte uruar vetes të merrte.”

    “Sigurisht që do të bashkëpunoj ngushtë me Sebastian Kurz, kryetarin e Partisë së Popullit me të cilën kemi fituar dy zgjedhje kombëtare”.

    “Çdo gjë tjetër do të ishte absurde sa i përket politikave demokratike”.

    “ Gjithashtu unë besoj se akuzat që qarkullojnë ndaj tij janë të rrreme dhe së shpejti do të zbulohet se në to nuk ka asgjë të vërtetë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!