×
  • Lajme
  • Botë

    BE-ja rrit zotimin për Afganistanin, premton shifër “marramendëse”

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 14:12

    Bashkimi Evropian do të dhurojë 700 milionë dollarë shtesë si ndihmë urgjente për Afganistanin dhe vendet fqinjë të tij, tha Komisioni Evropian para samitit të G20-ës për këtë shtet.


    Zotimi i ri e çon në 1 miliard euro shumë e premtuar, pasi komisioni më herët ka premtuar 300 milionë euro për të ndihmuar në shmangien e kolapsimit të shërbimeve themelore në Afganistan dhe që njerëzit të mos mbesin pa ushqim.

    “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolapsim të madh humanitar e socio-ekonomik në Afganistan”, tha përmes një deklarate presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se talibanët fillimisht duhet t’i përmbushin 5 kushte nga BE-ja për të siguruar ndihma në aspektin afatgjatë.

    Ndihma për Afganistanin më parë kanë premtuar edhe Shtetet e Bashkuara e fuqitë aziatike, qoftë përmes të hollave, qoftë përmes ushqimit e ilaçeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!