35 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkohë që nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 79 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa
prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 1.051.
Njoftimi i plotë:
12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.051.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!