×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët në pritje për t’u takuar me Ministrinë e Shëndetësisë, këto do të jenë kërkesat e tyre

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 16:30

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është duke pritur që dy javë një konfirmim për takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

    Në një prononcim për Reporteri.net, sekretari gjeneral i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica ka treguar se cilat do të jenë kërkesat e tyre karshi Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Realisht jemi duke pritur konfirmim prej MSH-së për takim, tashmë që dy javë. Kanë thënë se kishin agjendë të përcaktuar, po besojmë që do të ketë, por të shohim tash”

    “Është heqja e orës policore, funksionimi i bizneseve sipas rregullorëve komunale për orarin e bizneseve dhe rritja e shfrytëzimit të kapacitetëve në hapësirat e brendshme, sigurisht me njërën nga dëshmitë për klientët”, u shprehë Vranica.

    Duke e parë se javët e fundit rastet pozitive me Covid 19 kanë shënuar rënie, po kërkohet që të zbuten masat dhe të largohet ora policore./Gazeta Online Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!