Në tubimin e Vetëvendosjes në fshatin Gllanasell në komunën e Drenasit, një person është parë teksa po gjuante me armë brenda ambienteve të mbyllura.
Në tubimin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në fashatin Gllanasell të Komunës së Drenasit, një qytetar ka gjuajtur me armë në ambientin e mbyllur.
Në këtë tubim prezent ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, shkruan Insajderi.org.
Enver Dugolli ushtronte detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, por nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Kurti, ai kishte kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij, në mënyrë që të bëhej deputet.
Kujtojmë se Fejzi Kiqina është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.