×
  • Lajme
  • Lajme

    Ana Brnabiq ankohet tek ndërkombëtarët: Ndërhyni, politika e çmendur e Prishtinës po na sjell veç kaos

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 12:17
    Kryeministjra serbe, Ana Brnabiç

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka reaguar pas zhvillimeve në veri, derisa i  ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë përballë siç ka thënë ajo, “politikës së çmendur të Prishtinës”.

    “I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë urgjentisht dhe ta ndalin Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit për të marrë masat e duhura për ta ndalur politikën e çmendur të Prishtinës. Këto veprime po na sjellin në kaos”, ka thënë Bërnabiq, shkruan mediumi serb B92.

    Gjatë ditës ka reaguar  edhe i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë, se aksioni i sotëm i Prishtinës në veri ishte ‘edhe një provokim tjetër’ nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!