×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen 15.000 mijë litra alkool i prodhuar ilegalisht në Gjakovë

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 16:58

    Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike në regjionin e Gjakovës.

    Me këtë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me kete rast i jane shmangur taksave dhe njëkohësisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    “Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:

    – 10,518 Litra Raki

    – 4,000 Litra Verë

    – 310 Litra Liker”, njofton Dogana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!