×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë kundër 73 personave për rastin “Karaçeva”

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 12:07

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër 73 personave si të dyshuar për rastin “Karaçeva”.

    Sipas aktakuzës, shumica e të pandehurve akuzohen për veprën “Kontrabandimi me mallra”, shkruan Reporteri.net.

    Nëntë të tjerë akuzohen për veprën “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, derisa 20 për “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Po ashtu, edhe të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Gjithashtu, të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

    Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 dhe ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, nga neni 261 paragrafi 2 të KPRK-së.

    Të pandehurit B.A. dhe B.B., akuzohen për shkak të veprës penale ‘’Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK-së”, njofton policia.

    Aksioni i policisë dhe Prokurorisë ishte zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar me ç’rast ishin prangosur edhe shumë zyrtarë policorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!