×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq: Është vitale formimi i Asociacionit

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 15:09

    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ka thënë se është vitale formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për serbët.

    Rakiq këto komente i ka bërë në takimin me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ku i pranishëm ishte kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, shkruan KosovoOnline.

    Rakiq dhe Radojeviq kanë deklaruar se bllokimi i procesit të formimit të Asociacionit s’do të çojë në asnjë progres.

    Ata thanë se është e rëndësishme që të krijohen kushte më të mira në Kosovë për serbët, dhe se Asociacioni është mekanizmi primar për këtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!