×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi viziton Ramiz Lladrovcin pas fitores: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 19:23

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri. Ai ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

    “Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka thënë Krasniqi.

    “Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.”, ka përfunduar Kryetari i PDK’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!