×
  • Lajme
  • Botë

    Qindra protestues para ambasadës austriake në Paris, kundër pasaportës së vaksinimit

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 22:53

    Qindra protestues janë mbledhur mbrëmjen e sotme jashtë ambasadës austriake në Paris.

    Ata protestojnë kundër kufizimeve të reja të Austrisë prej pandemisë së COVID, pasi Franca mund të jetë vendi i radhës ku do të kufizohen udhëtimet.

    Protesta u mbyll pa incidente. Nisma për thirrjen e saj ishte e politikanit të ekstremit të djathtë Florian Filippo, i cili ka qëndruar në vijën e parë të protestave kundër pasaportës së vaksinimit.

    Europa është bërë sërish epiqendra e pandemisë së COVID, ndërsa disa nga vendet kryesore kanë paralajmëruar kufizime në prag të Krishtlindjeve. Në fillim këtë kësaj jave Austria vendosi bllokim për qytetarët e pavaksinuar.

    https://www.youtube.com/watch?v=5my6si8JG90

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!