×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohen fizikisht pronarët e një hoteli në Prishtinë, pati edhe të shtëna me armë zjarri gjatë përleshjes

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 1:21
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Pronarët e një hoteli në magjistralen Prishtinë–Ferizaj janë rrahur fizikisht sonte. Raportohet se ata janë sulmuar para pak çastesh nga tre persona në pronën e tyre.

    Për pasojë, të njëjtit, shkaku i goditjeve të marra i janë nënshtruar trajtimit mjekësor.

    Raportohet se gjatë përplasjes mes dy grupeve është përdorë edhe një armë zjarri. Dyshohet se me të shtiu djali i pronarit të hotelit.

    Nuk raportohet për të plagosur. Derisa, tre të dyshuarit ndodhën në arrati. E motivi që çoi në këtë konflikt fizik e të armatosur nuk dihet akoma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!