Vendet e Perëndimit kanë katër të dërguar të posaçëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përveç, Stuart Peach, të emëruarit të fundit nga Mbretëria e Bashkuar, emisarë në Ballkan kanë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Por kush janë këta emisarë?
Mirosllav Lajçak është përfaqësues i posaçëm i BE’së. Ai e ka marrë këtë pozitë në prill të vitit 2020.
Më herët, Lajçak ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy emisarë për këtë rajon.
Gabriel Esocbar është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara. Këtë pozitë, ai e ka marrë në shtator të këtij viti. Deri atëherë, ai ka qenë zëvendësambasador i SHBA’së në Serbi.
Edhe Matheë Palmer është emisar i SHBA’së për këtë rajon. Palmer është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnjë-Hercegovinë.
Palmer ka mbajtur më parë pozitën e zëvendësit të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit.
Dje, Mbrëtëria e Bashkuar ka emëruar si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach.
Peach, i cili mban titullin “Sir”, ka qenë shefi i Komitetit ushtarak të NATO’s dhe shef i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Më 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO’s në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.