Tyson Fury është padyshim ndër boksierët më qesharak të kohës moderne dhe këtë e dëshmoi edhe mbrëmjen e kaluar.
Anglezi mposhti gjermanin, Tom Schwarz pas vetëm dy raundeve, duke e nokautuar atë dhe duke e gjakosur, shkruan Reporteri.net
Pas përfundimit të meçit dhe ceremonisë e cila jepet menjëherë pas ndeshjes, Fury kishte shkuar në dhomën e zhveshjes së gjermanit për t’i dhënë kurajo pas humbjes.
Ai madje e kishte shfrytëzuar rastin edhe të tallej me bashkëkombasin e tij, Anthony Joshua pasi ky i fundit i humbi titujt javë më parë.
“Ne pamë javën e kaluar që disa njerëz dorëzohen, trupat dorëzohen. I rëndë por ai nuk dëshironte të vazhdonte”, ka thënë Fury, duke thumbuar kështu Joshuan.
“Ti dëshiroje të vazhdoje, ti je djalë i mirë, mbaje kokën lartë dhe kthehu menjëherë në palestër”, i tha Fury atij përpara se t’i drejtohej babait të boksierit.
“Djali yt u ndesh mirë, ti duhet të jesh krenarë për të”, i tha Fury babit të gjermanit.
Pas këtij dueli, Furyn e pret dueli për t’i fituar titujt botërorë, e që janë në zotërim të amerikanit Deontay Wilder.
Kujtojmë që Wilder para disa javëve kishte konfirmuar rimeçin me Furyn, pasi anglezi do ta mposhte gjermanin Schwarz.
Dueli pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.