×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama e pret Abdixhikun në takim në ditën e parë të punës si kryetar i Prishtinës

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 11:00

    Në ditën e parë të punës si kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama priti në takim liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.

    Rama derisa ka njoftuar për takimin ka thënë se me Abdixhikun është biseduar për vizionin, projektet dhe punët e shumta që i presin për ta transformuar qytetit.

    Me këtë rast ai ka falënderuar Abdixhikun për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë.

    “Në ditën e parë të punës, ishte kënaqësi ta pres në takim Kryetarin e LDK-se z. Lumir Abdixhikun. Patëm një takim miqësor dhe biseduam shkurt për vizionin tonë, projektet dhe punët e shumta që po na presin për transformimin e qytetit. E falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe i pranoj urimet për detyrën dhe obligimin e madh ndaj menaxhimit të kryeqytetit dhe ndaj gjithë qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!