Kanë mbetur edhe pak minuta që të përmbyllet afati për të aplikuar për punë në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ndërkohë para dyerve të kësaj agjencie, janë krijuar radhë të gjata të qytetarëve të cilët presin për të aplikuar në ndonjërën nga pozitat që janë shpallur më 6 qershor.
AKI ka kërkuar punonjës për inteligjencë, përkthim anglisht-shqip dhe anasjelltas, financa, kibernetikë, siguri fizike (inkurajohen edhe kandidatet e gjinisë femërore), shërbime mbështetëse administrative dhe mirëmbajtje apo higjienë për rajonin e Prizrenit.
Siç ka njoftuar AKI në faqen e tyre zyrtare, nivelet e pagave do të jenë të klasifikuara dhe orari i punës do të jetë i plotë, kurse kohëzgjatja e kontratës është e pacaktuar, shkruan telegrafi
Vendet e punës do të jenë në objektin qendror të AKI-së e disa edhe në rajone të tjera të Kosovës.
Afati për aplikim ka qenë i hapura që 03.06.2019 dhe përmbyllet sot me 17.06.2019. Qytetarët kanë mundur të aplikojnë çdo ditë pune (e hënë e premte nga ora 08:00-16:00).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.