Kosova ditëve të fundit po përballet me reduktime të energjisë elektrike, çka ka nxitur reagime tek qytetarët e nuk janë përjashtuar as protestat.
Mundësinë për një të tillë e ka paralajmëruar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka paralajmëruar se protesta mund të mbahet nesër.
“Po flitet që këtë t’shtune protestë ?♂️”, ka shkruar Gjinovci.
Ndryshe, nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer reduktimet me energji elektrike. Sipas KEDS’it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.