×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike

    Reporteri
    26 Dhjetor 2021 | 13:52

    Edhe Lista Serbe ka reaguar lidhur me krizën energjetike në Kosovë dhe reduktimet e ditëve të fundit.

    Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë energji elektrike pa nevojë.

    Në një njoftim të kësaj partie thuhet se duhet të tregohet solidaritet dhe përgjegjësi.

    “Është periudha e dimrit dhe është e rëndësishme që me konsum racional të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!