×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe 12 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    26 Dhjetor 2021 | 14:59

    Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë viurs.

    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 4 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 349.

    Njoftimi i plotë:

    26 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 349.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!