Të martën në Gjermani ndodhi një tragjedi e madhe në familjen kosovare, ku Flamur R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13-vjeçare e tentoi ta vriste edhe bashkëshorten Avdije R. (38) duke e plagosur.
Më pas ai vrau veten.
Gruaja Avdije R. ishte futur në komë artificiale. Por, gazeta gjermane “Bild” raporton se ajo tash është zgjuar nga koma.
Se çfarë shtyu Flamur R. drejt kësaj vepre ajo nuk ka mundur të pyetet ende.
“Ajo nuk ka mundur të merrej në pyetje, pasi vlerësimi i mjekëve është se ende nuk mund të përgjigjet”, ka thënë kryeprokurorja Ulla Hingst.
Sipas hetimeve fillestare 44-vjeçari në mbrëmjen e natës së dytë të Krishtlindjeve kishte vrarë djemtë e tij 11 përkatësisht 13 vjet me nga një plumb.
Avdije R. është dërguar me disa plagë të marrë nga arma në spital.
E Flamur R. kishte vrarë veten pasi qëlloi gjithë anëtarët tjerë.
Sipas hetimeve Flamur R. ka qëlluar tetë herë me armë.
“Janë gjetur tetë gëzhoja në shtëpi”, thotë Hingst.
44-vjeçari nuk kishte leje të armës. Motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.