×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi dënon sulmin me armë zjarri ndaj policëve në Podujevë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 22:42

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj policëve në fshatin Dobërdol.

    Bulliqi ka thënë se sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit.

    “Kam pranuar informatën se gjatë mbrëmjes në fshatin Dobërdol janë sulmuar me armë zjarri pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit. Me këtë rast e dënoj ashpër sulmin e sontëm ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Dobërdol”, ka shkruar ai në Facebook.

    Policia sulmohet me armë zjarri gjatë një intervenimi në Podujevë

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Reporteri.net se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

    “Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

    Tutje, ajo shtoi se policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!