×
  • Lajme
  • Botë

    Turqi: Qëllon me çekiç në kokë kolegun, vdes në spital 38-vjeçari

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 23:33

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Adana të Turqisë.

    Një saldator u godit në kokë me çekiç nga kolegu i tij dhe ndërroi jetë në spitalin ku po trajtohej.

    Saldatori Mahmut Eser, 38 vjeç, i cili u plagos pasi kolegu i tij E.K, 22 vjeç e goditi me çekiç në kokë në fabrikën e rimorkiove të kamionëve në Zonën e Organizuar Industriale Hacı Sabancı më 21 janar, humbi luftën për jetën në Adana City Training, në Spitalin Kërkimor, ku po merrte mjekim.

    Trupi i Eserit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Adana për autopësi.

    E.K e goditi me çekiç në kokë Eserin pasi pretendoi që ai e kishte sharrë gjëtë një diskutimi në fabrikë. E.K u arrestua dje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!