×
  • Lajme
  • Lajme

    “Poshtë Qeveria Kurti”, “Krejt rroga në rrymë”, nis protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës

    Reporteri
    29 Janar 2022 | 14:04

    Ka nisur marshi protestues i organizuar nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të rrymës.

    “Krejt rroga në rrymë”, “Albin rrenci”, “Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Me popullin dhe me rrymë nuk luhet”, janë pankartat që mbajnë protestuesit.

    Ata e kanë quajtur gënjeshtar kryeministrin Albin Kurti, ndërsa kanë borhoritur “poshtë qeveria Kurti”, shkruan Reporteri.net.

    Nol Nushi i PSD-së tha se protestat do të vazhdojnë.

    “Sa më të mëdha çmimet, aq më të mëdha protestat”, tha Nushi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!