Ka eskaluar situata në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të organizuar nga Partia Socialdemokrate.
Protesta ka eskaluar në momentin që kreu i kësaj partie Dardan Molliqaj ka tentuar të arrijë tek shkallët e qeverisë.
Në atë moment policët kanë ndërhyrë pasi Molliqaj sa nuk u fut brenda objektit të qeverisë.
Ajo që bie në sy ndër të tjera janë dy momente kur Dardan Molliqaj shtyen keq zyrtarët policorë, shkruan Reporteri.net.
Dardan Molliqaj konfrontohet me policinë from Gazeta Online Reporteri on Vimeo.
Policia më pas ka lejuar Molliqajn dhe zyrtarë të tjerë të PSD-së të flasin para qeverisë, konkretisht tek shkallët ku ndodhi përplasja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.