×
  • Lajme
  • Lajme

    E vërteta se çfarë bënin serbët, detyronin me dhunë plakun të fliste kundër UÇK’së

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 11:03

    Në kohën e luftës në Kosovë, çetnikët serbë me në krye kryekriminelin Sllobodan Millosheviq e kishin detyruar një të moshuar shqiptar që të flas keq për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


    Gjatë një interviste të realizuar me dhunë, serbët e udhëzojnë shqiptarin që të shprehet se UÇK-ja në Reçak është në fakt ajo që po kryen krime.

    “Çfarë po bëjnë ata, UÇK në fshat, fol”, dëgjohen ushtarët serbë ndërsa e udhëzojnë të moshuarin shqiptar të flasë në gjuhën serbe.

    Pamja e dhimbshme e plakut fisnik shqiptar i cili refuzon të flas keq për UÇK-në dhe shqiptarët do të mbetet pa dyshim një imazhet më të tmerrshme të asaj që regjimi gjenocidal i Millosheviqit bëri në Kosovë.

    Por, megjithatë ky nuk është rasti i vetëm. Pasi kemi parë dhe dëgjuar se raste të tilla të detyruar nga kriminelët serbë kemi me qindra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!