Një 61-vjeçar pretendon se është dhunuar nga patrulla e policisë së qarkullimit. Ai është Albert Shkëmbi.
Duke iu referuar deklaratës së tij, dhënë për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha, Shkëmbi thotë se i është kërkuar nga patrulla e policisë që ta shoqërojë, por nuk ka pranuar sepse nuk ishte ai ishte pasagjer dhe jo drejtues i mjetit.
“Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, tha 61-vjeçari.
Ai po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës. Në pritje për të pasur një reagim nga policia rrugore, ose ajo e rendit për të pasur një panoramim më të plotë të ngjarjes.