Tashmë që plani i Serbisë për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës u zbulua, zyrtarët serbë kanë dalë me deklarata, ku thonë se do të bëjnë çmos për të furnizuar banorët serbë të kësaj pjese me mallra.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha sot se qeveria serbe do të përpiqet të bëjë gjithçka që ka në dorë për të siguruar që mallrat nga Serbia qendrore të arrijnë të gjithë njerëzit në Kosovë, transmeton Reporteri.net.
Brnabiq shtoi se shpreson që bashkësia ndërkombëtare të fillojë t’i kushtojë më shumë vëmendje kësaj çështje, dhe përveç thirrjes për heqjen e taksës, të sigurohet edhe qarkullimi i mallrave.
Gjatë ditës edhe Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq tha se Serbia do të përpiqet të furnizojë popullatën në Kosovë, së paku me ushqimet bazike.
“Në mëngjes, na njoftuan se ka mungesë me qumësht, nuk ka fruta dhe perime në dyqane dhe rezervat e produkteve të tjera ushqimore ngadalë po boshatisen”, tha Lajiq për Radio Televizionin e Serbisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.