×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pamje me video: Momenti i granatimeve në Mykolaiv të Ukrainës

    Reporteri
    07 Mars 2022 | 8:42

    Ka pasur raporte për bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.

    Zyrtarët e qytetit ende nuk kanë komentuar mbi raportet, por media lokale “News-N” tha se granatimet filluan rreth orës 05:00 me orën lokale.

    Dhe një video e postuar nga reporteri i New York Times, Michael Schwirtz, të cilën mund ta shikoni më poshtë, dukej se tregonte qiellin e natës duke ndriçuar me shpërthime.

     

    Schwirtz shkroi në Twitter se granatimet duket se janë të përqendruara në periferinë lindore të qytetit, , përcjell Telegrafi.

    Sulmi i ripërtërirë vjen një ditë pasi forcat ukrainase zmbrapsën një sulm rus në qytetin me 476,100 banorë dhe rimorën aeroportin lokal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!