Kryeministri Ramush Haradinaj në një tubim me të rinjtë në kuadër të AAK’së, i ka këshilluar ata që të mos presin punë të gatshme, por ‘të krijojnë vetë’.
Shefi i ekzekutivit thotë se e di rehatinë që dëshirojnë ta krijojnë njerëzit që synojnë punë në institucione.
“Edhe pse ju të rinjtë nuk jeni rritur në komunizëm, por ekziston një varshmëri ndaj atyre që vendosin për ne. Kjo vërehet të dëshira për të marrë një punë të shtetit. Kur e merr një rrogë në shtet, rahatohesh. Ose me pasë një punë” , ka thënë Haradinaj në takim.
Ndërsa ai i kërkon të rinjve që të jenë vetë krijues të së ardhmes së tyre edhe të mos presin nga shteti e të tjerët.
“Është krijim. Nëse dikush të jep diçka të gatshme, të kthen në dembel. Mos e merrni të gatshme, provoni të krijoni vetë”, është shprehur Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.