Media të caktuara raportuan se me të rifilluar procesi në Degën e Mitrovicës kanë filluar edhe përplasjet, konkretisht në nëndegën e fshatit Bare.
Por Ismail Hajdari kryetar i nëndegës së LDK-së në Bare ka deklaruar për Reporteri.net se nuk ka pasur kurrfarë rrahje.
“Apsolut nuk ka pasur përleshje. Pala tjetër si e pa që nuk i kanë numrat u tërheq, u larguan 4 persona. Më pas çdo procesi vazhdoj krejt në rregull, u zgjodh kryesia e kryetari me vota unanime”, tha Hajdari për Reporteri.net.
Kujtojmë se në Degën e Mitrovicës muaj më parë kërsiti grushti ku u rrahën mes vete përkrahësit e kryetarit aktual të Degës, Safet Kamberi dhe përkrahësit të Faton Pecit që synon ta marrë drejtimin e kësaj dege. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.