Në Komunën e Lipjanit, banorët e një lagjeje janë në hall me infrastrukturën.
Ata thonë se rruga e tyre është në gjendje të rëndë dhe ua vështirëson fort qarkullimin.
Një nga banorët thotë se edhe ish qeveria komunale edhe e tanishmja nuk ua ka shtruar rrugën edhe pse kanë premtuar një gjë të tillë.
“I kemi kërkuar atij (të më hershmit) me na shtruar rrugën, ka thënë që po ka dështu tash ka premtuar kryetari i ri, edhe ky prapë ka dështuar. Kur bije shi këtu fëmijët nuk munden me dalë, ose dalin por janë të përlyer deri në qafë”, ka thënë një nga banorët për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Kurse një banorë tjetër thotë se kur ka reshje janë në hall me kanalizimin.
“Kur bije shi, shtëpia është në ujë, era tërrbon, bëhet ujë e këtu veç me anije me dale”, ka deklaruar një tjetër banorë.
I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se në asnjë pronë private nuk do të hyjmë pa e marrë me shkrim nga vet ata pronarë që ajo pronë do të bartet në pronësi të komunës.