×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot temperatura mjaft të larta, kujdes nga ekspozimi në diell

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 8:16

    Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme edhe sot duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.


    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

    Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

    Indeksi UV edhe më tej mbetet shumë i lartë, prandaj preferohet respektimi i këshillave të alarmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!