×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Blinken dënon sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë

    Reporteri
    13 Mars 2022 | 23:58

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.

    Zyrtari amerikan ka bërë thirrje që “brutaliteti” të ndalet gjersa lufta po i afrohet më shumë pragut të NATO-s.

    “Ne dënojmë sulmin me raketa të Federatës Ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”, shkroi Blinken në Twitter.

    Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 134 u plagosën pasi më shumë se 30 raketa u qëlluan në një bazë ushtarake herët në mëngjes të së dielës.

    Qendra Ndërkombëtare e Paqeruajtësve dhe Sigurisë është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët dhe në të kaluarën ka strehuar forcat e SHBA-së dhe NATO-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!