Tri subjekte që operojnë me derivate të naftës në Kosovë dyshohet se kanë shmangur taksa në vlerë prej 600 mijë eurosh.
Dogana ka bërë të ditur se këto tri subjekte, që kanë deklaruar ndërlidhje mes vete, kanë liruar në import derivate gjatë tri viteve të fundit duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të shtetit.
Lidhur me këtë çështje Reporteri.net ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Berjani tha se për momentin nuk ka njohuri për këto probleme dhe se lajmin e ka marrë në media.
Ai u shpreh se organet kompetente duhet të lejohen ta kryejnë punën e tyre në lidhje me këtë rast.
“Nuk kam njohuri për këto probleme, jam duke dëgjuar ne media. Nuk duhet askush të përzihet duhet t’i lënë organet kompetente ta kryejnë punën e vet”, tha Berjani për Reporteri.net.
Kriza në Ukrainë ka ndikuar që çmimi i naftës të rritet edhe në Kosovë në javët e fundit. Pas një rritje rekorde, çmimet tashmë kanë filluar të stabilizohen. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.