×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

    Reporteri
    20 Mars 2022 | 19:37

    Betejat janë duke vazhduar në të gjithë Ukrainën ndërsa agresioni rus vazhdon.

    Dhe fotografi Gleb Garanich i Reuters ka qenë në vijën e parë të frontit në rajonin e Kievit, duke bërë foto të ushtarakëve dhe grave ukrainase, përcjell Telegrafi.

    Në këtë drejtim, ai ndër tjerash ka sjellë edhe një fotografi që tregon Tetiana Chornovol, një ish-deputete e Parlamentit të Ukrainës, e cila tani po përdor një sistem armësh raketash të dirixhuar antitank.

    Ndryshe, pamjet vijnë në ditën e 25-të kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus, transmeton Telegrafi.

    Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

    Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

    E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!