×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ushtarët e FSK-se u shpërndajnë familjeve në nevojë pako ushqimore dhe higjienike

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 9:32

    Ushtarakët e Kompanisë për Operacione Civile të FSK-së kanë shpërndarë donacionit me pako ushqimore dhe higjienike të dhuruar nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë.

    Donacioni u shpërnda në disa komuna të vendit, si në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Dragash. Kështu ka njoftuar ministri i FSK-së, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

    Postimi i tij

    Si çdoherë, ushtarakët tanë së bashku me ushtrinë aleate amerikane në mbështetje të qytetarëve të vendit pa dallim.

    Këtë radhë, ushtarakët e Kompanisë për Operacione Civile, kanë shpërndarë donacionit me pako ushqimore dhe higjienike të dhuruar nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë.
    Donacioni u shpërnda në disa komuna të vendit, si në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Dragash.

    Forca e Sigurisë së Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!