Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është takuar me zyrtarë të lartë ukrainas në Varshavë në ditën e fundit të udhëtimit të tij në Evropë, raporton CNN.
Ky është takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të tillë të nivelit të lartë që kur forcat ruse filluan sulmet në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të ketë takim midis Sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, Lloyd Austin me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov.
Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe do të takohet edhe me homologun e tij polak, Andrzej Duda.
Më vonë, pritet që ai të mbajë një fjalim të madh rreth luftës në Ukrainë.
Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje për mënyrën se si po shkon lufta me Rusinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.